Siç ishte parashikuar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur aleatët e tij në selinë blu në orën 13:00. Mësohet se në qendër të takimit do jetë situata e vendit nga CoVid-19 dhe për mbledhjen e nesërme për reformën zgjedhore.
Gjatë kësaj mbledhje, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtarë të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës, nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim të muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak të situates së krijuar nga Covid 19.
Kujtojmë se ditën e djeshme Basha zhvilloi një takim me Kryesinë.
Diskutime rreth kësaj post