Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka bërë ditën e sotme një gjest të mrekullueshëm për stafin mjekësor të Spitalit Infektiv.
Ajo ka gatuar plot 100 Tiramisu dhe i ka shpërndarë duke i falënderuar për sakrificat dhe punën e palodhur që bluzat e bardha po bëjnë në këtë situatë të vështirë në luftën ndaj Covid-19.
“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj (Detajet i keni në stories dhe para se te filloni ju policia e instagramit, maskat jane hequr vetem pak sekonda kur kemi shkrepur foto e video kujtim)”, shkruan Osmani krahas videos.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post