Mjeku shqiptar Genc Kapxhiu, që punon në Itali tregon leksionin që mësoi pandemia e koronavirusit. “Kjo pandemi na mësoi se nuk duhet kurrë të ngelësh prapa por duhet të azhornohesh në çdo moment. Dhe nuk duhet neglizhuar asgje.”
Ne nje intervistë për “Ditë e Re”, Genci i cili ka punuar 6 vjet në spitalin e Durrësit tregon se ku dallohet mjekësia shqiptare dhe ajo në Itali.
“Shqipëria është një shkollë jashtëzakonisht e fortë nga ana praktike, nga ana teorike jo. Në Itali ndryshon bëjmë shumë teori e më pak praktikë.Po shtohet shumë numri i të shëruarve dhe pak nga pak po bie numri i të vdekurve. Të gjithë reanimacionet po boshatisen. Nuk ka më shtretër të plotë dhe pandemia pak nga pak po eliminohet.” – tha Kapxhiu/
Genc Kapxhiu tregon se së bashku me mjekët e spitalit ku punon do të sjellin 1 mijë maska gratis për mjekët e urgjencës në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post