Mjekët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin për 250 ventilatorët e blerë nga Kina, me pretendimin se mund të vrasin pacientin që do e përdorë.
Ekspertët mjekësorë nga Sandëell dhe Ëest Birmingham NHS Trust paralajmëruan se modeli Shangrila 510, i bërë nga firma kineze Pekin Aeonmed Co. Ltd, shkakton ‘dëm të konsiderueshëm të pacientit përfshirë vdekjen’ nëse përdoret në një mjedis spitalor.
Në një letër të zbardhur nga NBC Neës, mjekët zbuluan se makineritë e frymëmarrjes, të cilat ishin ndërtuar për ambulanca dhe jo për spitale, jo vetëm që kishin një furnizim problematik të oksigjenit, por nuk mund të pastroheshin siç duhet.
Në dokumentin prej pesë faqesh thuhet: Ne besojmë se nëse ventilatori përdoret, do të shkaktojë dëm te pacienti, ka të ngjarë mund t’i shkaktojë edhe vdekjen. Ne mezi presim tërheqjen dhe zëvendësimin e këtyre ventilatorëve me pajisje më të afta për të siguruar ventilim të kujdesit intensiv për pacientët tanë.
Ankesat erdhën pasi një dërgesë prej 300 ventilatorësh kinezë u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar në 4 Prill – një zhvillim i përshëndetur nga Michael Gove në një nga njoftimet e shtypit të përditshëm të qeverisë për viruset.
Nuk është e qartë se sa janë dërguar nga Pekin Aeonmed, nëse ndonjë spital tjetër NHS ka marrë dërgesa të ventilatorëve apo sa është paguar për ta, shkruan dailymail.
Diskutime rreth kësaj post