Kush shërohet nga Covid-19 zhvillon gjithnjë antitrupa mbrojtës ndaj virusit. Konfirmimi vjen nga një studim kinez i “Chongqing Medical University”, publikuar në revistën “Nature Medicine”, i cili zbuloi në 100% të pacientëve të analizuar (285) praninë e antitrupave IgG, ata të prodhuar gjatë infektimit të parë dhe që mbrojnë në kohëzgjatje.
Pra, kjo do të thotë se testi sierologjik mund të jetë i dobishëm për të treguar pacientët e dyshuar.
Një tjetër kontribut për kërkimin mbi koronavirusin vjen nga Koreja e Jugut. Fakti që pacientët e konsideruar të shëruar kanë dalë sërish pozitivë në testin për Covid-19 mund të tregojë se ata kanë në trup ende fragmente të virusit, por, jo aktivë.
Afirmimi vjen nga Qendra koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, struktura shkencore që merret me epidemitë.
Pati një alarm nga Koreja e Jugut për faktin se persona të ndryshëm të konsideruar të shëruar nga koronavirusi rezultuan sërish pozitivë. Sipas agjencisë se lajmeve “Yonhap”, deri tani janë 277 persona.
Diskutime rreth kësaj post