Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama. Sipas saj kreu i qeverisë po i kushton bukën e gojës nënave dhe grave. Pampuri shprehet se Rama nuk po i jep zgjidhje hallit të punonjësve të fasonerisë.
Postimi i plotë Pampurit:
“Loja e shemtuar e kryeministrit, po i kushton buken e gojes nenave e grave.
Prej thuajse 2 muajsh, kryeministri, jo qe nuk po i jep zgjidhje hallit te punonjesve te fasonerive, por e anashkalon problemin e tyre duke luajtur ne menyre te shemtuar me disa standarte. Nga njera ane me pronaret e ketyre fasonerive, ku disave ua mbyll fasonerite, duke lene pa pagesa punonjesit, e nga ana tjeter, lejon te funksionojne te tjera, e ne raste te tjera ben seleksionime duke i lejuar te funksionojne me sektore, dhe ky eshte absurditeti me i madh.
Te funksionojne me sektore, e te perdorin mjetet e transportit, e me pas tualetet ne ambjentet e punes ku ata kalojne 10 ore ne dite. Te luash me disa standarte, e te mos permbushesh kerkesat e punonjesve per tu siguruar pagen, vetem nje kryeminister i pashpirt mund ta beje? Prej me shume se nje muaj ka lene pa buke ne shtepi mijera gra e vajza. Testime jo, paga jo, nderkohe qe Kruja eshte shnderruar ne vatren e infeksionit, por edhe ne vendin ku kontrollet, inspektimet, kundrejt fasonerive e pronareve te tyre jane te vazhdueshme. Fasonerite duhet te mbylleshin sepse jane perhapes te rrezikshem te virusit, por me kushtin qe punonjesit do te testohen qe te mos perbejne rrezik per familjaret, duke vijuar dhe me gjurmimin nese dalin pozitiv, si dhe duhet te merrnin pagen. Sot, nuk eshte bere asnjera prej tyre.
Dime vetem qe ne te gjithe vendin, disa jane mbyllur totalisht, disa me sektore e disa te tjere vijojne punen. Jeta dhe shendeti i grave dhe vajzave, duhet te jete prioritet, pagesa e tyre eshte detyrim i shtetit ne raste te tilla. Por per sa kohe, para nuk ka, koncensionet, tenderat vijojne pa e shkeputur aspak procesin e vjedhjes se xhepave te qytetareve, keshtu do shkoje jeta, ekonomia dhe shendeti i qytetarece te ketij vendi”, – shkruan Pampuri.
Diskutime rreth kësaj post