Gjykata e Lartë ka aktualisht mbi 35,000 dosje të prapambetura dhe për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.
Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. SHBA mbështet fuqimisht planet e Gjykatës së Lartë shqiptare për të zvogëluar çështjet e prapambetura sa më shpejt të jetë e mundur.” – shkruan ajo.
Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
Justice delayed is justice denied. 🇺🇸 strongly supports plans by 🇦🇱 High Court to reduce the backlog of cases as soon as possible. https://t.co/2eoUUcofXS
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 29, 2020
Diskutime rreth kësaj post