Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video në Facebook nga protesta e disa punëtorëve, të cilat nuk kanë përfituar nga plani ekonomik i qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit.
“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët.
Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë”, shkruan Paloka në Facebook.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post