Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas njofton se qeveria e vendit ka vendosur sot “të zgjasim paralajmërimin e udhëtimeve në mbarë botën për fluturime të panevojshme turistike jashtë vendit deri në 14 qershor”.
Kjo pasi “situata ndërkombëtare e pandemisë nga COVID19 e kërkon këtë vendim”, tha në një postim në Twitter ministri.
“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të zgjatur paralajmërimin e udhëtimit përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund ta marrim këtë vendim në këtë moment. Në shumë vende ka akoma kufizime të hyrjes dhe daljes. Trafiku ajror ndërkombëtar nuk është në punë.
Duhet të supozojmë se do të duhen disa javë që gjërat të normalizohen këtu, si në vendet e tjera. Tani e tutje kemi vendosur të paralajmërojmë kundër të gjitha udhëtimeve të panevojshme turistike jashtë vendit. Prandaj kërkesa urgjente: qëndroni në shtëpi. Ju po ndihmoni veten dhe të tjerët! Ky paralajmërim udhëtimi për udhëtime turistike zbatohet në të gjithë botën“, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm tha se Gjermania kishte riatdhesuar 240,000 turistë nga e gjithë bota në Gjermani në katër javët e fundit. Por paralajmëroi: “Ne nuk do të mund ta bëjmë këtë përsëri këtë verë”.
Diskutime rreth kësaj post