Ministrja Elisa Spiropali u pyet nëse qeveria është 100% e bindur për rihapjen në këtë masë që është parë në vendin tonë nga e hëna.
Ajo tha se lajmi i mirë është që numri i të infektuarve është më i vogël se ai i atyre që shërohen.
“Nuk do të bëjmë asgjë të nxituar, nuk kemi ndërmend të lirojmë masat dhe të mos mbajmë përgjegjësi për jetën e njerëzve.
Deri më tani ka qenë një menaxhim i jashtëzakonshëm, si nga mjekët ashtu edhe nga qeveria jo vetëm për të përmbajtur nën kontroll furinë e pandemisë, por edhe për të siguruar që jemi të kujdesshëm në lirimin e masave.
Lajmi i mirë është që numri i të infektuarve është më i vogël se ai i atyre që shërohen. Ekonomia duhet të fillojë të funksionojë, duke ndjekur rregullat”, tha Spiropali për A2.
Diskutime rreth kësaj post