Diçka që e kemi mësuar gjatë lidhjes së tyre dhe e kemi të sigurt me jetë, është fakti që Stresi dhe Keisi nuk rrinë dot të ndarë nga njëri-tjetri.
Megjithëse ndarja e tyre e fundit zgjati më shumë se zakonisht dhe të gjithë menduam se historia përfundoi pas largimit të Keisit në Kanada, dyshja është pajtuar sërish.
Në rrjete sociale, Keisi dhe Stresi treguan se janë ende bashkë dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në gjithçka.
Mirëpo, e vetmja e keqe që i ndan është largësia, siç ka treguar edhe vetë partnerja e reperit së fundmi në InstaStory.
E pyetur nga ndjekësit se cila do të ishte gjëja që Keisi do të kishte ndryshuar tek Stresi, ajo përmendi pikërisht vendin ku partneri jeton momentalisht.
“Nëse do kishe pas mundësi t’i ndryshoje diçka Arkimedit, cila do të ishte ajo?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Keisi ia kthen:
“Asnjë gjëëëë, thjesht do kisha ndryshuar vendin ku jeton, që të ishte këtu pranë meje.”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post