Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka folur mbi vitin shkollor 2019-2020 në kushtet e sfidës së dyfishtë të mbrojtjes së shëndetit e të jetës dhe mbrojtjes së investimit të nxënësve e të familjeve për shkollimin e këtij viti.
Shahini sqaroi se do të bëhet një hapje e pjesshme e shkollave, duke zabtuar në mënyrë rigoroze masat e vendosura për parandalimin e COVID-19. Shahini njoftoi se provimet e maturës shtetërore do të mbahen 8-18 qershor 2020.
Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe ëmsimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”.
“Hapja e pjesshme e shkollave do të realizohet duke zbatuar të gjitha rregullat. Arsyeja që nuk do ti hapim të gjitha shkollat është numri i lartë i nxënësve dhe sepse disa shkolla janë dëmtuar nga tërmeti.
Ky vit do të mbyllet në muajin qershor. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen 8-18 qershor 2020. Provimet e klasës së 5 dhe të nëntë do të anulohen. Do të hapim shkollat vetëm për maturantët në 18 maj deri në 5 qershor”, tha Shahini.
Diskutime rreth kësaj post