Nuk po e ndal as pandemia. Këngëtarja Enca Haxhia ka ‘vrapuar’ për në studio, për ta realizuar këngën e re, shkruan Syri Kosova.
Këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një video në rrjetet sociale.
Në video dëgjohet edhe një pjesë e këngës së re, derisa këngëtarja ishte duke e punuar.
“Kush po e pret?”, ka shkruar ajo sipër videos, ndërsa fansat e saj e presin me padurim këtë projekt.
Kujtojmë se Enca gjatë izolimit në shtëpi, ka qenë aktive edhe me ‘covera’, duke dëshmuar se nuk i ka harruar fansat.
Diskutime rreth kësaj post