Ditën e djeshme u raportua se dy aktorët e njohur Ledio Lako dhe Gent Hazizi ishin përleshur fizikisht. Ngjarja ndodhi pranë ish-ekspozitës dhe menjëherë pas këtij momenti dyshja janë ndaluar nga policia.
Por “Abc News” raporton sot se dy aktorët gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjete të forta.
Në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër.
Gjithashtu burime për “Abc News” bëjnë me dije se sherri mes dy aktorëve të njohur ka nisur sepse Hazizi ka akuzuar Lakon se është bërë shkak që ai të largohet nga një show televiziv ku ata të dy ishin të angazhuar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post