Mjek endokrinolog Florian Toti foli sot për personat me diabet dhe se sa rrezikojnë nëse infektohen me koronavirus. Mjeku tha përse ABC News se diabetikët janë kategori riskante, por nuk do të thotë se përfundojnë gjithnjë në fatalitet.
Sipas tij një gjë e tillë varet nga mosha e të sëmurit, si dhe sesa i kontrolluar është diabeti.
“Diabeti hyn në ata në riskantët. Por kjo nuk do të thotë diabet baraz me fatal. Kjo varet edhe nga mosha. Personat me diabet në moshë të re kanë pothuajse të njëjtin risk për ta kaluar si popullata e përgjithshme. Në Shqipëri rreth 6% e popullatës është e diagnostikuar me diabet. Janë shifra si në të gjithë botë. E veçanta për personat me diabet është sa i ekuilibruar është diabeti”, u shpreh ai.
Mes diabetit 1 dhe 2 kush janë më të rrezikut Toti tha se ata të të tipit 2 janë më të rrezikuar, për shkak edhe të moshës.
“Nëse diabeti nuk është i kontrolluar atëherë këta persona janë më të rrezikuar. Dallimi i diabetit 1 apo 2 hyjnë në lojë elementë të tjerë. Jo detyrimisht diabeti është shumë i rrezikuar, por diabet i pakontrolluar dhe futet edhe elementë të tjerë si mosha.
Diabeti e ul imunitetit. Por tip 1janë deri diku më të mbrojtur. Por në diabetin tip 2 imuniteti është më i ulët, për shkak edhe të moshës. Unë nuk do bëja dallim, diabeti plus mosha është ai që ka rrezik më shumë, si edhe diabeti i pakontrolluar”, u shpreh mjeku.
Diskutime rreth kësaj post