Irma Libohova ishte këngëtarja shqiptare që u përzgjodh për të kënduar së bashku me artistë të tjerë nga e gjithë bota himnin e lirisë “Bella Ciao”. Irma këndoi në gjuhën shqipe një pjesë të këngës që është kthyer në simbol të luftës ndaj COVID-19.
Këngëtarja rrëfeu se kur e gjithë kënga përfundoi shpërtheu në lot duke treguar se secili prej artisëtve këndoi sipas mënyrës së vet dhe ishte shumë natyrale.
“Kur më erdhi e gjithë kënga e përfunduar nuk i mbajta dot lotët. Më preku se gjithësecili aty ka punuar sipas mënyrës së vet, karakteristikave të veta, me shpirtin e vet nuk ka asgjë të stisur, është natyrale,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post