Avokati Spartak Ngjela ka nxjerrë blof deklaratën tronditëse të ish-kryeministrit Sali Berisha se në Shqipëri po fshihet numri i të vdekurve me koronavirus.
Sipas Ngjelës, edhe pse Shqipëria mund të mos japë informacione, për epideminë nuk mund të fshehë gjë pasi ne jemi shtet i vogël dhe vdekjet i dimë.
“Ne kemi vetëm një anë të medaljes, vetëm të epidemisë, nuk kemi një analizë perfekte të tregut. Qeveria nuk jep informacion, si vend komunist, jep Kina informacion? Nuk dimë ne çfarë ndodh në treg.
Pekini dhe Tirana nuk japin të dhëna për tregun as për epideminë. Kjo epidemi nuk e ka pushtuar të gjithë Shqipërinë. Për epideminë qeveria shqiptare nuk ka mundësi të fshehë gjë pasi ne jemi shtet i vogël. Ne vdekjet i dimë pasi janë familjet që mund të konfirmojnë gjithçka”, – shprehet Spartak Ngjela për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post