Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ironizon masat e marra nga qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas tij këto orare lëvizjeje të virusit në vendin tonë duhet ti studiojë OBSH.
Postimi i Manjanit:
“Liria themelore e virusit..
Me siguri OBSH do studiojë oraret e lëvizjes së virusit në Shqipëri.
Komiteti teknik me në krye Komitetin Qendror të Surrelit lejojnë qarkullimin e Virusit në këto fasha orare:
1. Çdo ditë jave nga ora 17:30 deri në 05:00.
2. Çdo weekend nga ora 11:00 deri në 05:00.
3. Çdo të shtunë virusi qarkullon pjesërisht nga ora 8:30 deri në 11:00. Me marrëveshje virusi nuk prek pleqtë.
4. Çdo të diel, 8:30-11:00, virusi nuk prek nënat me fëmijë deri 10 vjeç.
5. Kriminelët e trafikantët, siç është rënë dakort me virusin, lëvizin në çdo orar.
6. Virusi lejohet të hyjë në çdo autoveturë dhe të infektojë cilindo që nuk ulet diagonal.
Pra në total, masat e marra sigurojnë më shumë orë lëvizje në liri për virusin sesa për njeriun.
Po kur thonë se ska liri e të drejta themelore?! Ja virusi ka plot liri e të drejta. Virusi niset prej këtu e shkon edhe në Strasburg, po ti shkelen të drejtat.
Konventa Europiane e Lirive dhe të Drejtave, këtu vlen vetëm për virusin.
Kastriot Çipi shkruante pardje “më mirë qen në Itali sesa njeri në Shqipëri”. Mendoj se më mirë do ishte të ishim virus dhe i lirë.
Sigurisht që ky rast duhet studiuar. Ky është eksperiment njerëzor unik në llojin e vet”, – shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post