Profesori i Imunologjisë, Genc Sulcebe kritikoi ashpër OBSH mbrëmjen e djeshme duke e akuzuar se nuk dha objektiva të qarta në lidhje me mbajtjen e maskës që në fillim të pandemisë së koronavirusit. Sipas tij qeveria duhet ta vendos me detyrim mbajtjen e maskës, pasi ajo është i vetmi mjet mbrojtës ndaj COVID-19, pasi virusi përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes..
“Virusi transmetohet nga njerëzit, nuk është i pavarur dhe në këtë moment distancimi i njerëzve ishte e vetmja rrugë. Mbajtja e maskave duhet të mbajë që në fillim dhe këtu ka dhe një faj OBSH që nuk dha objektiva të qarta. OBSH duhet të jepte urdhër që maskat të ishin të detyrueshëm që më herët. Ka ardhur koha që maskat të bëhen të detyrueshëm, pasi është i vetmi mjet që bllokon futjen e virusit. Qeveria të krijojë mundësinë që maskat të gjinden kudo me një çmim minimal dhe të jenë të detyrueshme”, tha Sulcebe.
Në lidhje me krijimin e imuniteti tek popullsia, profesori i Imunologjisë tha për emisionin ‘5 pyetje për Babaramon’ se sipas tij deri në këto momente mund të jetë prekur nga virusi 3-10 % i shqiptarëve ose 100-300 mijë persona, por që vendi të konsiderohen me imunitete më të madhe duhet që numri të jetë mbi 1 milionë në vendin tonë, ose siç thekson OBSH 60 % e popullatës botërore dhe aktualisht ajo është 3-4 %.
“Ajo që është me rëndësi tani është krijimi i antitrupave dhe përcaktimi i sa personave kanë krijuar imunitete nga kontakti me këtë virus. OBSH ka thënë se duhet të ketë 2-3 % e popullatës botërore që ka krijuar anti-trupa dhe kanë rënë në kontakt me virusin. Sipas meje 3-10 % e popullsisë në Shqipëri ka rënë në kontakt ose 100-300 mijë, por shumica e kalojnë koronavirusin pa e kuptuar”, tha Sulcebe.
Diskutime rreth kësaj post