Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet rezultatet e lirimit të masave do ti shohim pas dy javësh. Sipas tij nëse janë të kontrollueshme këto masa nuk tërhiqen më.
Skender Brataj u shpreh:
“Patjetër, por sa do rrimë për të imunizuar?! Po të ecim më këtë ritëm duhet të rrimë disa vite në karantinë. Kështu që ajo është në mënyrë graduale dhe është lënë dy javë.
Për arsye se ne e dimë shumë mirë që shfaqja e sëmundjes është nga 2 ditë deri në 14 maksimumi. Por kryesisht është në javën e parë. Nëse ne prekemi në ditën e 5-7 është kulmi i shfaqjes së simptologjisë apo jo. Pas 14 ditësh nëse janë infektuar njerëzit do të shfaqin sëmundshmëri.
Nëse do të kemi pas 14 ditësh një numër shumë të madh personash me simptoma që do të thotë nëse do të kemi të shtruar në spital 100 veta duhet të llogaritim që kemi 700 të tjerë të infektuar.
Pas 2 javësh ne do të shohim këtë rezultat. Nëse është i kontrollueshëm këto masa nuk tërhiqen më. Është një fazë kontrolli për të parë se në çfarë përmase do të shkojë infeksioni”, tha Brataj për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post