Ditët e fundit po qarkullon lajmi se Shqipëria është bërë pjesë e një studimi të OBSH ku do të marrin pjesë 100 vende. Mirëpo ky fakt ka shkaktuar shumë debate dhe hidhen akuza se shqiptarët po përdoren si kavie.
Mjeku epidemiolog Alban Ylli u pyet nga ABC News nëse pacientëve do tu injektohet medikament prove apo do të regjistrohen të gjitha medikamentet për mënyrën si janë përdorur, Ylli tha se është e dyta.
-OBSH tha se Shqipëria është pjesë e një studimi, si jemi pjesë. Edhe kjo ka sjellë debat. Shumë kush thoshte se ne nuk jemi kavie eksperimentale, ne jemi pjesë e studimit se pacientëve shqiptarë do tu injektohen medikamente prove apo jemi pjesë e studimit se për çdo pacient shqiptar medikamenti i përdorur do të regjistrohet çdo gjë, në mënyrën si do të përdoret?
Alban Ylli: Është kjo e dyta më shumë. Nuk i di detajet, por di që shumica dërrmuese e vendeve janë përfshirë në këtë studim. OBSH-ja një nga masat që është përpjekur të bëjë, ku të gjitha vendet ftohen ti nënshtrohen një standarti të aplikimit të barnave, që duhet ta pranojmë se një pjesë e tyre nuk janë përdorur në këto kushte në këtë mënyrë. Shqipëria është pjesë e kësaj, nuk shikoj ndonjë çudi të madhe, besoj se është një gjë e mirë. Edhe mjekët të spitaleve Covid në Shqipëri të fillojnë dhe ti numërojnë efektet e barave në mënyrë të dokumentuar dhe t’u lejohet ti krahasojnë me kolegët ndërkombëtarë.
Diskutime rreth kësaj post