Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni paralajmëron ndryshim të madh në politikën shqiptare. Ai tha se shqiptarët duan alternativa të reja dhe sapo të fillojë lëvizja do krijoj parti të re.
“Populli do të dalë kundër, populli shqiptar është shumë i zgjuar dhe po pret krijimin e alternativës së duhur, kjo na takon ne. Shqiptarët duan alternativa të reja dhe është roli ynë ti japim shpresë këtij segmenti në zgjedhjet e ardhme por se çfarë forme do të marrën nuk jam në gjendje ta them.
Në këto momente është detyra jonë për ta krijuar këtë alternativë, është detyra jonë që në momentin që hapet lëvizja e lirë e njerëzve të fillojmë një dialog mbarëkombëtar, të bisedojmë me njerëzit në bazë, se çfarë duan nga ne dhe çfarë roli duhet të luajmë për të përfaqësuar interesat e tyre më mirë në parlament” tha Ralf Gjoni për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post