Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se ekonominë e presin ditë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ai tha se kjo situatë e pazakontë nuk krahasohet as me ’97.
Majko në studio tha:
“Jo thjesht nga pikëpamja buxhetore, por edhe për të ndihmuar bizneset që të gjejnë balancën. Janë goditje që nuk i kanë marrë vetëm nga situata brenda Shqipërisë, por edhe nga kontratat ndërkombëtare.
Shqipëria rrethohet nga fqinjë që janë duke kaluar të njëjtën situatë dhe aq më tepër që pjesa e më e madhe e tregtisë sonë lidhjet i ka me BE-në.
Situata është thellësisht e pashmangshme dhe thellësisht e pakuptueshme në disa drejtime, pasi si asnjëherë më parë ekonomia është kaq e ndërlidhur me ekonomitë e tjera dhe asnjëherë më parë diferenca mes vendeve nuk ka kaq shumë paralele.
Ne kemi pasur situata të tilla, kujtoj këtu ‘97 dhe më përpara, por mendoj se kjo ka një diferencë të madhe”, tha Majko për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post