Moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj, ku kurioziteti ka qenë i madh. Ndër të tjera, moderatorja ka zbuluar detaje rreth jetës së saj private.
Një nga ndjekësit ka kërkuar të dijë anët negative të Fjoralbës në karakter dhe ajo nuk ka hezituar të përgjigjet. Fjoralba ka treguar se është ‘hakmarrëse gjakftohtë’ dhe nëse dikush i bën keq në jetë e bën të paguajë.
“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon”, – shkruan ndjekësi.
“Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe”, – shkruan moderatorja dhe me siguri ka habitur shumë nga ndjekësit e saj.
Diskutime rreth kësaj post