Kanceri ka marrë më shumë jetë se koronavirusi në vendin tonë. Drejtuesi i Radioterapisë në QSUT, dr. Orges Spahiu tha se në Shqipëri kemi një rritje prej 14% të numrit vjetor të pacientëve të rinj të diagnostikuar me kancer, në një kohë që numri total i pacientëve të prekur ka arritur në 8294.
Orges Spahiu deklaron se:
“Me rritjen e shpejtë të popullsisë dhe plakjen e saj kemi një trend në rritje të numrit të rasteve me kancer në vit.
Sipas statistikave të regjistrit global të kancerit, të cilat publikohen çdo 5 vite, në vendin tonë kemi një rritje prej 14% të numrit vjetor të pacientëve të rinj të diagnostikuar me kancer kundrejt rritjes globale, që rezulton të jetë rreth 22%.
Po sipas GLOBOCAN, vendi ynë aktualisht shënon një numër prej 8294 pacientësh në vit nga të cilët rreth 6500 pacientë marrin trajtimin e nevojshëm në QSUT.
Në fakt, globalisht projektohet një trend në rritje i rasteve të reja vjetore të diagnostikuar me kancer, projeksion i cili në vitin 2040 parashikohet të arrije rreth 29.5 milionë raste të reja në vit nga rreth 18 milionë regjistruar në vitin 2018.
Nga ky trend në rritje nuk mund të përjashtohet dot edhe vendi ynë. Vdekshmëria nga kjo sëmundje në botë është rreth 9.6 milionë në vit”, tha ai për GSH.
Diskutime rreth kësaj post