Moderatori Alban Musa, ka reaguar pas deklaratës së televizionit të cilët thanë se është pushuar për shkak se nuk kujdesej për higjienën, duke mos respektuar rregullat e Covid.
Nga ana tjetër moderatori ka hedhur poshtë versionin e televizionit duke thënë se puna e thyerjes së rregullave nuk është e vërtetë, ndërsa deklarata e televizionit sipas tij është një alibi. Ai më tej shton se është larguar nga pozicioni i mëparshëm pasi nuk pranoi gjuhën dhe mënyrën e punës që i imponohej ditë pas dite. “Sa për dijeni, kjo ishte dorëheqja ime e dytë në këtë tv, për të njëjtat arsye”, – shton më tej ai.
“Për të gjithë ata që vazhdojnë të jenë kuriozë. Unë jam larguar nga pozicioni i mëparshëm pasi nuk pranova gjuhën dhe mënyrën e punës që më imponohej ditë pas dite. Sa për dijeni, kjo ishte dorëheqja ime e dytë në këtë tv, për të njëjtat arsye.
Dua të sqaroj tani pak thyerjen e famshme të rregullave Covid. Gjithë çeshtja ka të bëjë me një video TikTok që unë kam bërë gjatë covid brenda studiove të TV, pas maskë, xhirimi i të cilës ka zgjatur jo më shumë se 2 minuta (për dreq nuk e kam më se do e kisha ripublikuar sepse ishte dhe e bukur). Për atë video kam marrë masë administrative (gjobë) të cilën e kam pranuar dhe paguar. Përdorimin e kësaj ‡eshtje për të bërë Mea Culpa besoj që edhe një fëmijë në moshën e time bijë e kupton që është alibi dhe kundërpërgjigje ndaj zhurmës që shkaktoi largimi im,” – shkruan Alban Musa në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post