Mjeku shqiptar në SHBA, Arjet Gega ka deklaruar se për të arritur në atë që cilësohet si “bashkëjetesa me virusin”, duhet të ketë më shumë testime në popullsi.
“Si çdo epidemi, ka një kohë të zjarrit kur është hapur, pastaj ka edhe një pjesë kur bie. Njëra nga këto janë imuniteti i turmës. Për shtetin tonë deri tani rastet zyrtare kanë 24 mijë, por duke parë ecurinë besojmë se do jetë të paktën 5 herë më i madh.
Pra do ketë një imunitet të turmës. Por edhe një imunitet i ulët ndihmon në thyerjen e zinxhirit të transmetimit. Sa më shumë të rritet imuniteti i turmës aq më pak raste do të ketë.
Bashkëjetesa me virusin. Së pari duhet të rrisim numrin e testimeve, të kemi aftësi testimi edhe për popullatat, të paktën këtu në SHBA. Në radhë të dytë duhet që të ketë aftësi investiguese, duhet që numrat të bien goxha. Duhet të kemi kaluar mbi majën e grafikut dhe të jemi në fazën e rënies”, tha ai për ABC News.
Diskutime rreth kësaj post