Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga COVID19 gjatë 24 orëve të fundit.
Postimi i Manastirliut:
“Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit
Janë 47 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 385pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh.
#FORCA” – ka shkruar Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post