Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj është shprehur se situata është e mirë për shkak të përgjigjes së menjëhershme të qeverisë ndaj rrezikut të COVID-19.
Ahmetaj ka dhënë edhe lajmin se bankat kanë miratuar 72 kredi për bizneset e mëdha, në mënyrë që këto biznese të paguajnë detyrimet ndaj punëtorëve.
Ai ka thënë se nëse do të krahasoheshim me numrat në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria sot do të kishte 100 viktima, por fatmirësisht situata është ndryshe.
“Gjendja e fatkeqësisë natyrore duhet shtyrë mendon shumica e mazhorancës. Është një grup që e shfrytëzon kohën për replikë boshe politike, dhe një grup qoftë Roshi, qoftë Halili, qoftë Enveri, jo vetëm që diskutojnë për çështje serioze çfarë po ndodh me jetën e qytetarëve apo çfarë po ndodh me biznesin e madh. A duhet shtyrë gjendja e fatkeqësisë natyrore? Të diskutosh janë 30 apo 60 ditë se po e përdor mazhoranca…Jemi duke folur për jetë njerëzish.
Një jetë njeriu është e shtrenjtë, dhe janë 27 qytetarë që kanë humbur jetën dhe janë 27 familje që kanë humbur njerëzit e dashur. por po të bëni një krahasim, në një debat njerëzor me njëri-tjetrin në funksion të mbrojtjes së qytetarëve. nëse do merrnim numrat e Serbisë dhe Maqedonisë dhe do ecnim me logjikën e Serbisë, Shqipëria do të kishte 100 fatalitete, po të kishim trajektoren e Italisë, Zot na ruaj.
Nëse do ishte ajo situatë ju do thonit fajin e ka qeveria. Është përgjigjja e qeverisë dhe e juaja nëse doni për të frenuar përhapjen e virusit. Dhe diskutimi duhet të jetë në funksion të jetës së qytetarëve dhe me dritë në fund të tunelit. Të drejtat e njeriut janë themelore, dhe më themelorja është e drejta e jetës”, shprehet Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post