Kryeministri Edi Rama deklaroi disa ditë më parë se nëse nuk do të ishin marrë masat që janë marrë dhe respektoheshin, vendi rrezikonte të kishte 18 mijë viktima nga koronavirusi, deklaratë për të cilën avokati Spartak Ngjela tha se mendonte jo për 18 mijë por diku tek 10 mijë persona.
Ai tha se vendi ynë është në një situatë komode pavarësisht masave që siç tha ai, duheshin marrë më herët.
“Nuk kam ndonjë besim të madh se kryeministri aktual e ka të drejtë raportin me të vërtetën, por edhe të flasi kur gjithë sytë janë tek shkenca epidemiologjike, nuk ma ha mendja ta bëjë. Kemi shembullin e Italisë, u vonua, kemi shembullin e Amerikës nuk është epidemi aq e thjeshtë sa e mendoni ju, vetëm emri i dihet.
Ka shpejtësi dhe është vdekjeprurëse. Së fundmi e kanë nxjerrë që prek edhe organe të tjera. Mbase 18 mijë e sheh shifër që s’do ishte ndërhyrë fare, por në mendimin tim duke llogaritur rastet shqiptare deri në 10 mijë po njëherë, sepse sa të prekur do kishte nëse nuk do të kishte të mbyllur.
Nuk u morën shumë shpejt masat, nuk duhet të ishte lejuar qarkullimi i individëve Shqipëri-Itali, kishte dy javë kohë se andej e morëm. Sot ne jemi në një situatë komode, po të kisha sot nja 12-15 mijë të prekur nuk dinim si do flisnim me njëri-tjetrin”, tha Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post