Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka komentuar zgjatjen e afatit të fatkeqësisë natyrore me dy muaj të tjerë. Ajo theksoi se pas përfundimit të afatit 30 ditor që është tagër i Këshillit të Ministrave, zgjatjen e afatit më tej i takon Kuvendit të Republikës.
Ajo theksoi se nuk ka shkelje ligjore me këtë hap, ndërsa shtoi se këto direktiva janë të përcaktuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
“Lidhur me gjendjen e fatkeqësisë natyrore ne duhet t’i referohemi Kushtetutës, nenit 174 dhe 175. Me skadencën e afatit 30 ditor, Këshilli i Ministrave i kërkon Kuvendit zgjatjen e afatit. Kushtetuta nuk i ka vënë kufij se sa duhet të zgjasë afatin, por është Kuvendi që vendos. Në këtë periudhë të pandemisë, ecuria e rasteve nuk ka qenë ajo që është menduar, sepse kemi një kurbë të shtrirë.
Raste në Kurbin dhe në Shkodër, ne duhet të luftojmë me COVID-19. Këshilli i Ministrave nuk mund të zgjasë për më shumë se 30 ditë, pastaj është Parlamenti që vendos për zgjatjen e afatit, në këtë kuadër besoj se kjo zgjatje bëhet për disa arsyer që ne të gjithë e dimë. ka disa hapje dhe disa lehtësira që po u krijohet bizneseve. Fakti që po hapen biznesi gradualisht, kjo nuk do të thotë se kemi fituar betejën me COVID-19. Fakti që kemi disa vatra infeksioni, tregon se ka nevojë se nga njëra anë ti japim hapësirë biznesit, por nga ana tjetër duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos rrezikojmë jetët”,tha ajo për emisionin “Ilva Now”.
Zonja Hysi u shpreh se Kuvendi do të mblidhet nesër, ku dhe pritet të votojë zgjatjen e afatit për gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në muajin qershor.
“Kuvendi do të mblidhet nesër. Në një nga pikat e rendit të ditës është zgjatja e afatit. Unë besoj se brenda kësaj periudhe do të ulen numrat. Kurba do të jetë në ulje, do të kemi më shumë të shëruar se të infektuar”, tha ajo.
Krahas hapjes së ekonomisë, znj. Hysi tha se ajo që është parësore lidhet me ruajtjen e jetës së njerëzve.
Diskutime rreth kësaj post