Kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëron një periudhë të errët për ekonominë shqiptare. Basha shprehet se do të kemi vuajte të gjata.
“Kemi të gjithë një rutinë të re, shumë detyra, punë, kontakte me njerëzit edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, gjendja ku ndodhet vendi dhe njerëzit nuk e ka ulur ritmin e punës sime dhe të PD-së.
Detyrat e autoriteteve, vëzhgimmi i tyre, propozimet, vërejtjet ndaj menaxhimit të situatës. Ne kemi ish-ministra që kanë pranuar realitetin, kjo ka detyruar edhe kryeministritn ta pranojë.
Ky virus nuk bëri gjë tjetër veçse përforcoi kërkesën e opozitës për testimet. Mos të harrojmë detyra kryesore është testimi, gjurmimi, izolimi, trajtimi dhe kurimi i rasteve të infektuara. Do kemi një vuajte shumë të gjatë me pasojat ekonomike dhe sociale që ka sjellë kjo pandemi”, shprehet Lulzim Basha për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post