Vogëlushi 19 muajsh që di të lexojë
Zakonisht, fëmijët mësojnë të lexojnë në moshën 5-vjeçare apo kur fillojnë klasën e parë. Por, ky vogëlush, që është 19 muajsh, jo vetëm që di të lexojë më shumë se 300 fjalë, por mund të numërojë deri në 50, transmeton Shekulli njoftimet.
Mamaja e tij krenare, LaToya Whiteside, ka filmuar videon se si Carter lexon kartat që ajo i jep në shtëpinë e tyre në Charlotte të Kalorinës së Veriut.
Carter i lexon fjalët pa parë mamanë e tij në sy dhe pa pritur konfirmimin e saj. Nëna e tij shprehet: “Djali im di të lexojë. Ai e di alfabetin dhe është në gjendje që të njohë shkronjat. Ka nisur që t’i njohë shkronjat që kur ishte 7 muajsh, ndërsa 12 muajsh ai thoshte fjalë që unë nuk ia kisha përmendur ndonjëherë”.
Diskutime rreth kësaj post