Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë të vdekur dhe persona të infektuar nga virusi vjekjeprurës. Presidenti i vendit, Donald Trump, paralajmëroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigrimin në SHBA, për shkak të koronavirusit.
Në një postim në Twitter, Trump përmendi “sulmin e armikut të padukshëm”, siç i referohet ai koronavirusit, dhe nevojën për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët, por nuk dha më shumë detaje.
Nuk është e qartë se cilat programe do të preken dhe nëse presidenti do të jetë në gjendje për të zbatuar urdhrin. Kritikët thonë se qeveria është duke e shfrytëzuar pandeminë për të goditur emigrimin.
Njoftimi i Trumpit erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se më e keqja e pandemisë ka kaluar dhe se SHBA-ja mund të nisë të rihapë ekonominë.
Mbi 780,000 njerëz janë infektuar atje dhe mbi 42,000 kanë humbur jetën.Gjatë katër javëve të kaluara të izolimit, mbi 20 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë.
Diskutime rreth kësaj post