Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti foli lidhur me përçimin e infeksionit COVID-19 nga kafsha te njeriut. Panariti tha se nuk është vërtetuar asnjë rast që kafsha të infektojë njeriun, po është vërtetuar e kundërta, që njerëzit e infektuar mund të ndotin kafshët dhe për këtë duhet t’u rrinë larg atyre.
“Deri në këto moment nuk ka asnjë rast që transmetohet nga kafsha tek njeriu, përgjithësisht kalon nga njeriu tek njeriu. Por është vërtetuar e kundërta, që njerëzit e infektuar mund të ndotin kafshët. Kafshët nuk e transmetojnë virusin tek njeriu, kjo është diçka e provuar dhe nuk ka dyshim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur një udhëzim së si të kujdesemi me kafshët dhe në pikën nr.7 thuhet që t’i trajtoni kafshët në atë mënyrë që trajtoni edhe njerëzit, mos i lejoni të kenë kontakte me kafshë apo njerëz të tjerë jashtë shtëpisë.
Në këtë kohë pandemie në kemi krizë kontaktesh, jemi të izoluar, një pjesë e njerëzve nga izolimi i gjatë do të vuajnë edhe nga depresioni dhe mbajtja e kafshëve është një mënyrë që mund të luftojë depresionin dhe çrregullimet mendore. Mbajtja e kafshëve ndikon në përballimin e krizave nervore dhe të ankthit.
Ka studime që tregojnë se ndërveprimi i kafshëve ndikon në presionin e gjakut dhe në nivelin e kolesterolit tek njeriu. Kafshët janë një e mirë e madhe në përballimin e kësaj pandemie’’ sqaron Panariti për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post