Anëtari i Task-Forcës për koronavirusin në Shqipëri, Andi Koraqi shprehet se plazma e gjakut duhet të përdoret edhe në Shqipëri. Sipas tij ky është një vendim që do duhet të merret nga autoritetet.
Ai tha se me nisjen e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave do të vihet re një dobësim i virusit për shkak se spërklat e pështymës apo kollës e humbasin aftësinë për të shkuar larg në temperatura të larta.
“Plazmën e ka përdorur Izraeli. Është një mënyrë që mund të përdoret edhe në Shqipëri. Vendimi varet nga institucioni. Ka disa etapa që kalojnë për t’u aplikuar. Kemi evoluim shumë të mirë të sëmundjes. Masat kanë treguar që janë efikase. Qëllimi i atyre masave ishte ulja e Kurbës në formë të sheshtë. Deri tani ia kemi arritur kësaj gjëje.
Unë do thoja se nuk është e rëndësishme bërja e testeve sa hetimi epidemiologjik. Ata duhen testuar dhe kështu mund të arrijmë rezultate”, tha Koraqi në një intervistë për Abc News.
“Stina e verës do sjellë një ulje të fuqisë transmetuese të virusit, sepse edhe spërklat që lëshon dikush me kollë, e humbin aftësinë për të shkuar sa më larg. Kjo duhet parë pasi ende nuk dimë më shumë se kaq. Është një virus me shumë të panjohura.
Koronavirusët kanë acidet nukleike ose bërthamën më të madhe. Kanë shumë gene në vetvete. Shumica e sekuencave mbeten të panjohura. Shumicën e faqeve nuk ia njohim këtij virusi. Shpëtimi do të vijë nga vaksina, nuk ka mënyrë tjetër”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post