Kryeministri Rama ka komentuar deklaratën e tij të mëparshme kur tha se nëse nuk do ishin marrë masat do kishim 18 mijë të vdekur.
Rama tha se fjala e tij ka qenë e bazuar te një projeksion i një eksperti të pavarur që ka dalë në media, i cili punon në një vend të huaj.
“Nuk e kam thënë këtë, pyetja ndërtohet mbi bazën e keqkuptimeve. Kam thënë që bazuar te një projeksion i një eksperti të pavarur që ka dalë në media, i cili punon në një vend të huaj, parashikoheshin 18 mijë të vdekur.
Dhe nëse ne s’do kishim marrë masat, e nëse sot do kishim të njëjtën përqindje në raport me popullsinë të Lombardisë, shifrat do ishin të frikshme.
Zoti na ndihmoftë deri në fund por s’na ka ardhur dita të veshim me qese mjekët e infermierët sic i kanë veshur në Londër dhe Nju Jork”, tha Rama për News24.
Diskutime rreth kësaj post