Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal në kuadër të masave të marra ndaj luftës kundër koronavirusit.
Muka sjell në vëmendje deklaratën e zonjës Silva Bino, e cila tha se koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që në 28 shkurt.
Nisur nga kjo, Muka shkruan se virusi u përhap me shpejtësi në Shqipëri nga grumbullimet masive gjatë Kongresit të PS dhe protestës popullore të Presidentit Meta.
“Znj. Bino konfirmoi SARS-CoV-2 ka qene prezent ne Shkurt ne Shqiperi. Pasi politika majtas dhe djathtas perhapi transmetimin e virusit permes grumbullimeve kolektive ne kongresin e partise dhe ne protesten popullore, dje vulosen se bashku burg per popullin duke e trajtuar qytetarin e infektuar ose jo si kriminel, ndersa veten e perjashtuan nga faji!”, shkruan Muka.
Diskutime rreth kësaj post