Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se masat e marra nga qeveria nuk janë të mjaftueshme, pas një plan konkret. Ai tha se duket sikur qeveria është në luftë jo me virusin, por me njerëzit.
I pyetur nëse do të ishte në pushtet cilit model do të zgjidhnit? Basha tha:
“Sikur ja bëra me dije edhe dje kryeministrit do të merrja tre vendime, do të anuloja 10 apo 12 koncesionet që i kushtojnë 12 mld euro, po kështu do të shkurtoja 140 mln euro nga buxheti aktual, do të liroja 260 milionë dhe do të bëja paketën me dy elementë me 10 mijë testime në javë dhe për shëndetësinë dhe mbështetje për cdo familje në nevojë dhe bizneset” – përfundoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post