Akademiku Artan Fuga ka ironizuar ndryshimin e Kodit Penal që u miratua sot në Kuvend. Fuga shkruan se sipas tekstit ligjor që u miratua të gjithë ata që janë diagnostikuar me koronavirus për ti shpëtuar burgut duhet të largohen nga Shqipëria.
Postimi i Fugës:
“Ku ta fusin kokën të sëmurët me covis19 që t’i shpëtojnë burgut ?
Sipas tekstit të ligjit që kaloi sot në Kuvend, të gjithë ata që janë me coronavirus dhe janë diagnostikuar si të tillë
që t’i shpëtojnë burgut duhet të ikin nga Shqipëria sepse edhe poqese karantinohen në shtëpi, dënohen sipas ligjit po me burg sepse ja ngjisin të afërmëve!
Ose karantina do të bëhet me baraka në Spaç ku të futen ata që janë të infektuar!
Fërkoj sytë mos jam në ëndërr!”, shkruan Artan Fuga.
Diskutime rreth kësaj post