Javës tjetër nis testimi serologjkik që mat nivelin e antitrupave në gjak në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se testet janë blerë dhe javën tjetër do të nis testimi i grupeve të riskut, për të evidentuar personat me imunitet të dobët.
“Nga java tjetër do nisim një testim te mjekët për antitrupa. Një testim i ri serologjik. Do shohim kush ka imunitet më të dobët. Ky testim do shtrihet dhe te grupet e tjera të riskuara, përveç mjekëve dhe te policiët dhe personat që janë infektuar.
Testet janë blerë, struktura është e ngritur dhe ISHP është duke punuar me QSUT për të elaboruar këtë studim për grupet e riskut. Javën tjetër pritet të nis dhe do ju informojmë për rezultatet”, tha Manastirliu për Open.
Diskutime rreth kësaj post