Në një dalje publike për mediat zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja të infektuar me koronavirus.
Sipas informacionit zyrtar, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
“Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me COVID-19.
Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 237 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 16 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 18 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 71 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 13 raste
Krujë 7 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 3 raste
Kukës 6 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.”, – njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Diskutime rreth kësaj post