Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin Repolitix ka dhënë shpresa për sa i përket koronavirusit në vendin tonë.
“Një javë e re me më pak numra, dëshmon një trend të rënies së epidemisë në vendin tonë, shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime.
Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave cka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi filluar uljen.
Ulja do të jetë graduale, gjysma e dytë e kësaj epidemie do të jetë më e gjatë në kohë, duhet të mos ulet vigjilenca” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post