Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja duket se nuk e ka duruar dot më karantinën në Tiranë dhe është nisur për në jug. Veleshnja ka xhiruar një video me miqtë e tij duke imituar pronarin e restorantit “Panorma”, Mihal Kokëdhimën, i cili u bë i njohur për publikun verën e shkuar.
Ai sulmoi një grup turistës, duke iu hedhur në kofanon e makinës për t’u kërkuar paratë e ushqimit që kishin konsumuar në restorantin e tij. Videoja u bë virale kudo në botë, ndërsa aktori vendosi ta rikrijojë sërish.
Më pas Rezarti ka postuar më tej, duke treguar se ka dalë më miqtë për të gjuajtur peshq, të cilët më pas i kanë pjekur në zgarë duke harruar për disa orë se ç’po ndodh në botë me pandeminë e koronavirusit./dosja
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post