Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka deklaruar se situata alarmante në Shkodër ka ardhur si pasojë e çalimit të dy hallkave kryesore, gjurmimit të rasteve me koronavirus dhe mosrespektimit të masave të qeverisë.
Në një lidhje direkte me Eni Vasilin, Pipero tha se sipas informacioneve që ai kishte në Shkodër njerëzit vazhdonin të merrnin pjesë në varrime e të shkonin nëpër lokale.
“Shkodrën do ta konsideroja si një rast të veçantë. Unë mendoj që në tërë këtë menaxhim dy janë indikatorë të rëndësishëm që tregojnë ecurinë e saj: së pari gjurmimi i rasteve pozitive dhe së dyti është respektimi i masave të qeverisë. Mesa duket njëra nga këto hallka, në mos të dyja kanë çaluar. Unë kam informacion se gjurmimi ka vazhduar me intensitet në Shkodër, ndërkohë kam informacion se qytetarët nuk kanë respektuar msat e marra nga qeveria. Kanë marrë pjesë në varrime, kanë freuentuar lokalet”, tha mjeku Pëllumb Pipero.
Sipas mjekut, me pak përkushtim të mjekëve dhe shumë ndërgjegjësim të qytetarëve, edhe Shkodra do ta kalojë situatën e vështirë.
“Është situatë që duhet të analizohet nga epidemiologët. Me pak më shumë përkushtim nga bluzat e bardha dhe shumë ndërgjegjësim nga qytetarët situata do të vihet nën kontroll”, – u shpreh Pëllumb Pipero.
Diskutime rreth kësaj post