Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për “News24” paralajmëroi javën e kaluar se kjo javë do të ishte ajo ku do të kishte ulje të kurbës, por tashmë ka dyshime.
Pipero tha se fundjava që lamë pas kishte rritje të qëndrushme të rasteve me COVID-19. Mjeku thotë se diçka ka çaluar dhe për këtë i vë gishtin Shkodrës që ka pasur rritje të rasteve. Sipas tij, është ose mosrespektimi i masave, ose gjurmimi.
”Në fundjavë ka pasur një rritje, thuajse dyfish dhe them se diçka ka çaluar. Kjo epidemi ka disa indikatorë, në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit që e vlerësoj efikas nga të dhënat e ISHP-së që janë gjurmuar 60- 70% të rasteve dhe është një shifër optimale, sipas OBSH-së”.
“Respektimi i masave nga qytetarët për distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve… Besoj se shifrat që lamë pas janë 30-40 raste më pak se një javë më parë, por diku ka çaluar.
Nëse shohim rastet në Shkodër 13 nga dita e djeshme dëshmon se në këtë qytet nuk janë respektuar masat, ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit”, – tha mjeku Pipero.
“Unë e kam thënë që java që sapo mbyllëm do të jetë në numër shumë më të vogël, mund të ketë halucinacione. Janë më të ulëta por fundjava ka qenë rritje e qëndrueshme sikundër do të dëshironim. Por, bazuar në përhapjen e pandemisë në vendet e tjera, dhe e prisja këtë, mendoj se diçka ka çaluar 21-29 nuk është diferencë shumë e madhe. Duhet të analizohet pse. Si mund ta bëjmë më mirë dhe për të monitoruar që të gjurmojmë më shpejt dhe të vëzhgojme në tërësi përhapjen e kësaj pandemie në vendin tonë.” – tha Pipero.
Diskutime rreth kësaj post