Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë. Edhe 2 mjekë kanë fituar betejën me Covid-19, duke e çuar në total numrin e personelit mjekësor të shëruar në 32.
Deri më tani në vendin tonë 217 pacientë dhe staf mjekësor kanë fituar betejën, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 446.
Postimi i plotë:
“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës.
Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19!
#FORCA”, shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post