Pedagogia Iris Luarasi ishte pasditen e djeshme e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka treguar si po e kalon këtë periudhë të vështirë dhe si po e përjeton.
Irisi tregoi se gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe ka dalë vetëm për nevojat kryesore. Pedagogia është shprehur se frikën e vërtetë të Koronavirusit, e kupton vetëm kur infektohet dikush i afërm, siç i ka ndodhur dhe asaj.
Ajo ka zbuluar se mikesha e saj është prekur nga Covid-19, po ashtu dhe burri i vajzës së tezes së saj.
“Një mikesha ime shumë e mirë dhe burri i vajzës së tezes sime mjek janë prekur, dhe kur të vjen afër shtëpisë tënde, e kupton sesa i madh është rreziku dhe sa lehtë është të infektohesh”, tha pedagogia.
Irisi tregoi gjithashtu si e ka përjetuar mikesha e saj këtë situatë.
“Nuk e përjetoi shumë mirë, e përjetoi edhe rëndë nga pikëpamja mjekësore por dhe psikologjie dhe në ditët e para nuk donte të komunikonte me njeri. Më pas, pasi e kaloi, më tha se duhet të bëhet shumë kujdes sepse ishte realisht e tmerrshme”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post