Frika e urisë, shkaktuar nga problemet ekonomike prej koronavirusit ka bërë që 6.6 milionë amerikanë të aplikojnë për ndihmë sociale, pasi kanë mbetur pa punë.
Që në orët e para të natës, në një radhë kilometrike, rreth 6 mijë familje presin në makinat e tyre për të marrë ushqime falas. Të gjithë presin hapjen e “Mega Giveaway”, eventit bamirës, organizuar nga një shoqatë teksane, “San Antonio Bank Food”.
Në eventin e njoftuar shpërndahen falas më shumë se 450 tonelata ushqime. Në takimin e djeshëm erdhën qindra makina të paregjistruara, me shpresën që një nga pakot e përgatitura për çdo familje t’i përkiste edhe atyre. Organizatorët deklaruan se shpërndarja do të ndodhë dy herë në javë, deri sa të zgjasë karantina.
Fruta dhe perime të freskëta, konserva, qumësht, gjithçka është e nevojshme për këto familje, që zakonisht mbijetojnë vetëm me rrogën ose me punë të rastit, por që tashmë nuk kanë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post