Ministrja Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mjekes Najada Çomo nga spitali infektiv. Ajo shprehet se ka ulje të numrave të personave të shtruar, por lajmi i keq është se ka edhe të sëmurë rëndë.
Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali:
“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor.
I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme. Armë më e mirë është mbrojtja, ndërsa ne kemi mjekimin”, tha ajo.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post